Home ShowBiz “Pa ty”, balada që shpërtheu rrjetin, Sabiani dhe Seldi i këndojnë dashurisë së humbur
“Pa ty”, balada që shpërtheu rrjetin, Sabiani dhe Seldi i këndojnë dashurisë së humbur
0

“Pa ty”, balada që shpërtheu rrjetin, Sabiani dhe Seldi i këndojnë dashurisë së humbur

0
0

Dy emra të njohur të muzikës shqiptare janë bërë bashkë për të sjellë duetin e vitit.

Sabiani dhe Seldi Qalliu kanë publikuar pasditen e djeshme një këngë që ka fituar menjëherë vëmendje maksimale.

“Pa ty” është një baladë dashurie që përmes zërave karakteristikë të dy këngëtarëve po shndërohet shumë shpejt në një hit.

Në vetëm pak orë nga publikimi kjo këngë ka tejkaluar çdo pritshmëri duke shënuar mbi 100 mijë klikime ndërsa numri i tyre vjen duke u rritur nga momenti në moment.

Kënga përcjell mesazhin e një dashurie të humbur me tekst të krijuar nga Seldi dhe Petro Xhori i cili ka bërë gjithashtu edhe muzikën e kësaj balade të veçantë.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes dy këngëtarëve të njohur, të cilët edhe më herët e kanë pasuruar muzikën shqiptare me hite të padiskutueshme.

Këngët e tyre kanë fituar gjithnjë zemrën e publikut ashtu siç ka bërë edhe kënga në fjalë në vetëm pak orë nga publikimi i saj.

https://www.youtube.com/watch?v=guzum-yvKRk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=guzum-yvKRk

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=guzum-yvKRk