Home Aktualitet Keni nevojë për ndihmë, Rama jep zgjidhjen më të shpejtë, vetëm një klikim larg
Keni nevojë për ndihmë, Rama jep zgjidhjen më të shpejtë, vetëm një klikim larg
0

Keni nevojë për ndihmë, Rama jep zgjidhjen më të shpejtë, vetëm një klikim larg

0
0

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në një konferencë për mediat ndryshimet e bëra në faqen e Platformës për Bashkëqeverisje https://www.shqiperiaqeduam.al/, e cila do të vihet tërësisht në dispozicion të banorëve të prekur nga tërmeti.

Rama tha se mjafton të hysh në këtë faqe dhe me një klikim të vetëm të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti mund të regjistrojnë kërkesën për veshmbathje, ushqime, strehim të përkohshëm apo qoftë edhe ndihmë psiko-sociale.

Kryeministri ka shpjeguar se si funksionon kjo platformë, ndërsa shton se pas klikimit tek kërkesa që kanë, qytetarët do të lënë emrin, numrin e telefonit dhe email nëse kanë.

Menjëhërë pas marrjes së kërkesës një ekip i specializuar do të vihet në dispozicionin e banorëve për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë banorëve që janë prekur nga tërmeti shkatërrues i mëngjesit të 26 nëntorit.

https://www.youtube.com/watch?v=vrcGHBFGzVU&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=vrcGHBFGzVU&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=vrcGHBFGzVU&feature=emb_err_watch_on_yt