Home ShowBiz Hana hedh hapat e parë, kjo video e saj do t’ua ëmbëlsojë ditën
Hana hedh hapat e parë, kjo video e saj do t’ua ëmbëlsojë ditën
0

Hana hedh hapat e parë, kjo video e saj do t’ua ëmbëlsojë ditën

0
0

Loredana dhe Mozzik çifti i famshëm që bënë bujë pas ndarjes dhe më pas deklaratave të vazhdueshme që bëjnë për njëri tjetrin, duket se do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Ashtu siç tha edhe reperi, ata të dy do të jenë gjithmonë të lidhur bashkë dhe kjo për shkak të Hanës, vajzës që kanë së bashku.

Vogëlushja aktualisht qëndron me Loredanën e cila poston vazhdimisht foto e video të saj, të cilat janë vërtetë shumë të veçanta.

Në një video të fundit të publikuar në instastory Hana shfaqet duke hedhur hapat e parë.

Atë është duke mbajtur dikush nga krahu, por vogëlushja duket shumë e gatshme për të ecur vetë edhe pse pak e pasigurt, por në fund ja del mbanë mirë.

Videoja e saj ndërsa ecën është shumë e veçantë dhe me siguri do t’ua bëjë ditën edhe më të bukur.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5fbYwXFaV5/