Home ShowBiz Publikohen foto e video nga ditëlindja madhështore e Hanës, por Mozzik nuk duket gjëkundi
Publikohen foto e video nga ditëlindja madhështore e Hanës, por Mozzik nuk duket gjëkundi
0

Publikohen foto e video nga ditëlindja madhështore e Hanës, por Mozzik nuk duket gjëkundi

0
0

Vajza e Loredanës dhe Mozzik, çiftit më të përfolur të momentit mbushi një vjeç disa ditë më parë.

Këngëtarja kishte njoftuar edhe më herët se do të organizonte një festë madhështore në fundjavë për ditëlindjen e të bijës dhe në fakt kështu ndodhi.

Miq dhe familjarë të këngëtares u mblodhën në një festë të jashtëzakonshme ku nuk mungoi argëtimi dhe dekori i veçantë me këtë rast.

Në këtë festë ajo që të binte në sy ishte ambjenti i veçantë ku një foto e Hanës me kurorë në kokë zinte gjithë faqen e murit.

Më tutje të zënë sytë emrin e saj me gërma të mëdha dhe numrin një në krah.

I gjithë ambjenti ishte dekoruar me tullumbaca gjigandë, ndërsa nuk kanë munguar momentet e shumta argëtuese dhe dhuratat për vogëlushen.

Një moment i veçantë ishte edhe kur të gjithë bashkë i këndojnë vogëlushes shumë urime, ndërsa ajo i shikon pakëz e hutuar.

Ajo që na ra në sy në fakt ishte mungesa e Mozzik, të cilin nuk e pamë në asnjë prej fotove e videove të shpërndara nga këngëtarja.

Në fakt Mozzik ishte i angazhuar me një koncert këtë të shtunë në Tiranë ashtu siç shohin edhe në instagramin e tij.

Nuk e dimë nëse ka qenë kjo arsyeja, ose ndoshta thjesht fakti që ata të dy nuk janë më bashkë.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5fbYwXFaV5/