Home ShowBiz Rudina sjell portretin më të ëmbël familjar, foto me të shoqin dhe Mian
Rudina sjell portretin më të ëmbël familjar, foto me të shoqin dhe Mian
0

Rudina sjell portretin më të ëmbël familjar, foto me të shoqin dhe Mian

0
0

Moderatorja Rudina Magjistari një prej personazheve më të dashura për publikun e ka mbajtur jetën e saj private gjithmonë larg vëmendjes së publikut.

Shumë rallë e kemi parë të postojë foto me të shoqin, ndërsa portretin e të bijës nuk e ka zbuluar asnjëherë.

Rudina është mjaft aktive në instagram ku e shohim të postojë shpesh foto e video të ndryshme kryesisht nga emisioni i saj, por ndonjëherë nuk mungojnë edhe foto të veçanta me të shoqin, si kjo që ka postuar së fundmi.

Ajo shihet teksa pozon me të shoqin dhe të bijën, së cilës në foto i duken vetëm flokët dhe një kordele e kuqe.

Edhe këtë herë Rudina është kujdesur që mos t’ja zbulojë portretin të bijës, ndërsa shkruan: “Duke u argëtuar me tim shoq dhe zemrën time të vogël të kuqe”.

Kjo foto e saj që ngjan si një kartolinë e bukur festive, është pëlqyer dhe komentuar pozitivisht nga të gjithë miqtë dhe fansat e moderatores.

https://www.instagram.com/p/B6WnatJjGh7/

Link: https://www.instagram.com/p/B6WnatJjGh7/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5xxanBjLN6/