Home ShowBiz Krishtlindja e parë e Dardit, Ira zbulon dhuratën e veçantë që i bëri të birit
Krishtlindja e parë e Dardit, Ira zbulon dhuratën e veçantë që i bëri të birit
0

Krishtlindja e parë e Dardit, Ira zbulon dhuratën e veçantë që i bëri të birit

0
0

Aktori Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi u bënë prindër për herë të parë të një djali para dy muajsh.

Vogëlushi Dard, feston Krishlindjet e para këtë vit së bashku me prindërit e tij dhe nuk kanë munguar dhuratat e veçanta.

Ira ka zbuluar se vogëlushi ka marrë një palë këpucë të personalizuara, në pjesën e poshtme të të cilave shkruhej emri dhe mbiemri i tij.

Ajo i ka varur këpucët tek bredhi dhe shohim se përveç emrin dhe mbiemrit të plotë, në pjsën e pasme të këpucëve shohim të gdhendura edhe inicialet e vogëlushit.

Kjo është një prej dhuratave që vogëlushi ka marrë nga prindërit e tij, por nuk kanë munguar edhe  dhurata të tjera nga miq e familjarë.

Ira dhe Gazi u martuan në qershor të këtij viti në një ceremoni madhështore ku ishin të ftuar miq e të afërm të çiftit.

ira

iraa

Link: https://www.instagram.com/iraseferi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByLb8x_gWwL/