Home ShowBiz Kiara përmend për herë të parë lidhjen me Butrintin, ja çfarë ndodhi…
Kiara përmend për herë të parë lidhjen me Butrintin, ja çfarë ndodhi…
0

Kiara përmend për herë të parë lidhjen me Butrintin, ja çfarë ndodhi…

0
0

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri janë përfolur gjatë në media, për një lidhje mes tyre.

Ata nuk e pranuan, por as nuk e mohuan një fakt të tillë, duke e lënë gjithçka një enigmë.

Edhe sot kur historia mes tyre nuk po përflitet më si më parë, ende nuk e dimë nëse ka pasur diçka dhe nëse po, cili ishte motivi i ndarjes.

Vetë Kiara nuk ka folur asnjëherë për këtë histori, por për herë të parë në emisionin Soiree ka sqaruar se për këtë temë është folur aq shumë në media saqë tashmë i ka ikur vlera.

Moderatorja e emisionit e ka pyetur Kiarën, nëse lajmet nëpër portale ndihmojnë për më shumë famë, sidomos ato që kanë të bëjnë me lidhje e ndarje, duke i përmendur edhe historinë e saj me Butrintin.

Me këtë rast moderatorja sqaroi për herë të parë se në fakt është përfolur aq shumë për ata të dy, saqë tashmë nuk do të kishte më vlerë asnjë lajm.

Mesa duket edhe këtë herë moderatorja ka vendosur të mos tregojë asnjë gjë konkrete, duke e lënë në mister atë çfarë në të vërtetë ka ndodhur mes tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=yDlvL8ozRXI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=yDlvL8ozRXI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6d1wzTFSIl/https://www.instagram.com/p/B6vnzjsnwGN/