Home ShowBiz Marina mbulohet me shami ndërsa Geti shndërrohet në sheik, kjo foto e tyre na la pa fjalë
Marina mbulohet me shami ndërsa Geti shndërrohet në sheik, kjo foto e tyre na la pa fjalë
0

Marina mbulohet me shami ndërsa Geti shndërrohet në sheik, kjo foto e tyre na la pa fjalë

0
0

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi vendosën ta kalojnë ndërrimin e viteve në Dubai, destinacioni i preferuar i vipave këtë fundvit.

Ata të dy i kemi parë të postojnë foto e video të shumta së bashku, por më e veçanta është kjo foto e publikuar nga këngëtari.

Marina dhe Geti gjatë qëndrimit të tyre në Dubai kanë vizituar një prej xhamive të famshme aty dhe për këtë moderatorja është mbuluar me shami, veshur e gjitha në të zeza, ndërsa këngëtari është veshur si sheik.

“Unë dhe mbretëresha ime”, shkruan ai krahas fotos ku shfaqen të lumtur së bashku.

Bashkë me ta në këtë udhëtim është edhe Luana, të cilën e kemi parë të postojë foto shumë sensuale nga Dubai, ku ekspozon hiret e saj.

Motrat Vjollca sapo përfunduan një sezon të suksesshëm njëra në “TV Klan” dhe tjetra në “Top Channel” dhe tashmë kanë nisur pushimet për të rimarë energji për sezonin e ardhshëm.

https://www.instagram.com/p/B63llBVHSda/

Link: https://www.instagram.com/p/B63llBVHSda/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B19ZC-PHdVl/