Home Aktualitet Më në fund shi në Australi, reagimi i zjarrfikësve i papërsëritshëm, kërcejnë nga gëzimi
Më në fund shi në Australi, reagimi i zjarrfikësve i papërsëritshëm, kërcejnë nga gëzimi
0

Më në fund shi në Australi, reagimi i zjarrfikësve i papërsëritshëm, kërcejnë nga gëzimi

0
0

Australia prej disa ditësh është në kaos total për shkak të zjarreve që kanë përfshirë një pjesë të mirë të territorit në vend.

Forcat zjarrfikëse janë duke luftuar për të vënë nën kontroll situatën, por deri tani pasojat janë katastrofike, mijëra hektarë pyje të djegur, miliona kafshë të ngordhura, ndërsa janë shënuar edhe disa viktima në njerëz.

Ndërkohë dita e djeshme duket se ka qenë e favorizuar edhe nga moti më i freskët dhe rreshjet e shiut, pas një kohë të gjatë thatësie.

Një video e disa zjarrfikësve që prej ditësh po lufojnë me vatrat e zjarrit, po bën xhirron e rrjetit.

Ata shfaqet të buzëqeshur duke ju gëzuar rreshjeve të shiut, ndërsa një prej tyre po kërcen në mes të shiut.

Kjo video është shpërndarë në twitter nga njëri prej forcave zjarrfikëse dhe ka arritur në pak kohë një numër rekord klikimesh.

Link: https://twitter.com/i/status/1213555526140870656

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/accident-action-danger-emergency-260367/