Home ShowBiz “Zhvishet” në Maldive dhe na lë pa fjalë, Ariana në super formë
“Zhvishet” në Maldive dhe na lë pa fjalë, Ariana në super formë
0

“Zhvishet” në Maldive dhe na lë pa fjalë, Ariana në super formë

0
0

Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë duke i kaluar ditët e para të këtij viti në Maldive.

Prej disa ditësh ata i shohim të postojnë foto dhe video shumë të bukura nga resorti luksoz ku po qëndrojnë si dhe nga plazhet e famshme me rërë të bardhë të ishullit.

Edhe pse Ariana ka vetëm 4 muaj që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt, duket në super formë me pantallona dhe një bluze të shkurtër.

Është gati e pabesueshme sa shpejt ka ardhur në formë bashkëshortja e këngëtarit e cila në muajin tetor solli në jetë Anën.

Ajo ka postuar një foto duke buzëqeshur ku duket rrëzëllitëse, ndërsa ka veshur një palë pantallona të shkurtëra xhins si dhe një bluzë të shkurtër ku ekspozon barkun.

“Dua ta kaloj gjithë jetën time duke buzëqeshur”, shkruan Ariana krahas fotos së shpërndarë në instagram ku shfaqet shumë elegante pavarësisht se ka lindur katër fëmijë.

https://www.instagram.com/p/B7GL1imBKno/

Link: https://www.instagram.com/p/B7GL1imBKno/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5-tUaJhBNC/