Këngëtari i njohur Ledri Vula ndodhet aktualisht në Maldive ku e kemi parë nën shoqërinë e çiftit të famshëm Ariana dhe Ermal Fejzullahu.
Në këtë udhëtim ai është së bashku me vajzën që përflitet si e dashura e tij e cila nuk është një personazh i skenës, por e shohim gjithmonë pranë Ledrit.
Ajo quhet Sara Hoxha dhe nëse shohim instagramin e saj kuptojmë se Sara ashtu si Ledri ndodhet në Maldive.
Ata ende nuk kanë postuar një foto së bashku e madje as nuk e kanë konfirmuar që janë bashkë, por gjurmët flasin qartë.
Madje këngëtari ka postuar në instastory një foto ku shfaqet në dhomën e gjumit duke fjetur.
Ledri duket që është në gjumë të thellë, në një krevat super të rehatshëm në një prej shtëpizave të drurit në Maldive.
Kjo foto mesa duket i paska pëlqyer shumë këngëtarit pasi e ka shpërndarë në story, por nuk ka shkruar asnjë gjë dhe as nuk e ka bërë tag personin që ka realizuar foton.
Aktualisht këngëtari ka fshirë çdo foto në instagramin e tij dhe në vend të tyre poston fraza të ndryshme shpesh herë edhe të trishtueshme.
Nuk e dimë çfarë po ndodh me të, por fansat aludojnë se ndoshta të gjitha këto janë fraza nga kënga e tij e rradhës.
Link: https://www.instagram.com/ledrivula/