Home ShowBiz Ledri në gjumë të thellë…publikohen foto nga dhoma e gjumit në Maldive
Ledri në gjumë të thellë…publikohen foto nga dhoma e gjumit në Maldive
0

Ledri në gjumë të thellë…publikohen foto nga dhoma e gjumit në Maldive

0
0

Këngëtari i njohur Ledri Vula ndodhet aktualisht në Maldive ku e kemi parë nën shoqërinë e çiftit të famshëm Ariana dhe Ermal Fejzullahu.

Në këtë udhëtim ai është së bashku me vajzën që përflitet si e dashura e tij e cila nuk është një personazh i skenës, por e shohim gjithmonë pranë Ledrit.

Ajo quhet Sara Hoxha dhe nëse shohim instagramin e saj kuptojmë se Sara ashtu si Ledri ndodhet në Maldive.

Ata ende nuk kanë postuar një foto së bashku e madje as nuk e kanë konfirmuar që janë bashkë, por gjurmët flasin qartë.

Madje këngëtari ka postuar në instastory një foto ku shfaqet në dhomën e gjumit duke fjetur.

Ledri duket që është në gjumë të thellë, në një krevat super të rehatshëm në një prej shtëpizave të drurit në Maldive.

Kjo foto mesa duket i paska pëlqyer shumë këngëtarit pasi e ka shpërndarë në story, por nuk ka shkruar asnjë gjë dhe as nuk e ka bërë tag personin që ka realizuar foton.

Aktualisht këngëtari ka fshirë çdo foto në instagramin e tij dhe në vend të tyre poston fraza të ndryshme shpesh herë edhe të trishtueshme.

Nuk e dimë çfarë po ndodh me të, por fansat aludojnë se ndoshta të gjitha këto janë fraza nga kënga e tij e rradhës.

Ledri

Link: https://www.instagram.com/ledrivula/