Një video ku modelja Arbenita Ismajli shfaqej duke u puthur me një mashkull misterioz bëri xhiron e rrjetit duke u bërë material diskutimi për të gjitha mediat online.
E gjithë kjo zhurmë e krijuar në media ka nxitur edhe reagimin e modeles e cila në një shkrim të gjatë në instastory shpjegon se ajo video është realizuar katër vite më parë.
“Është çmenduri se si një ish mund ti mbajë ende fotogratë e mia prej 4 vite më parë, të shtiret se i është hakuar snapchati, dhe i përdor ato për të ulur dhe poshtëruar në publik..”, shkruan ndër të tjera Arbenita.
Ajo sqaron gjithashtu se në periudhën e adoleshencës bëhen gabime me të cilat qeshet më vonë, por askush nuk mund ta gjykojë.
Ajo rrëfen gjithashtu se e do Feron dhe se asnjëherë nuk është ndarë prej tij, por preferojnë ta mbajnë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes së publikut.
Me anë të këtij shpjegimi modelja ka sqaruar njëherë e mirë edhe dyshimet për ndarje mes tyre që në fakt nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë.
Edhe pse ndarjen e pohoi vetë reperi, mesa duket ka qenë thjesht një strategji e dyshes për ta mbajtur larg vëmendjes lidhjen e tyre.
Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7Lwr_DFXX2/