Home ShowBiz Albani dhe Miriam mirëpresin Duam në shtëpi, ja torta e veçantë e mirë se ardhjes
Albani dhe Miriam mirëpresin Duam në shtëpi, ja torta e veçantë e mirë se ardhjes
0

Albani dhe Miriam mirëpresin Duam në shtëpi, ja torta e veçantë e mirë se ardhjes

0
0

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër për herë të dytë disa ditë më parë pas ardhjes në jetë të Duam, djalit të tyre.

Njoftimin për lindjen e tij e dhanë të dy si Albani edhe Miriami përmes një fotoje shumë të veçantë ku zbulonin edhe një pjesë të portretit të vogëlushit.

Ata shpjeguan gjithashtu edhe domethënien e emrit Duam, një emër që lindi nga kënga e tyre e realizuar në Maldive ku ata zbuluan se Miriam ishte shtatëzanë për herë të dytë dhe ku celebruan dasmën e tyre.

Tashmë vogëlushi ka ardhur në shtëpi dhe prindërit kanë zbuluar një pjesë të surprizës një torkë e këndshme në ngjyrë bojëqiell me një bebe sipër që simbolizon vogëlushin dhe një arush.

Poshtë tortës shkruan: “Mirë se erdhe Duam”, ndërsa sipër Miriam thotë se torta ishte aq e mirë saqë nuk i rezistuan dot dhe për këtë arsye shohim që nuk është e plotë, pasi i mungon një copë.

Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu edhe një prej dhuratave speciale të vogëlushit, një krevat shumë të këndshëm të bardhë duke falënderuar personin që ja ka dhuruar.

Duam është fëmija i dytë i çiftit, pasi ata janë bekuar gati 5 vite më parë me një vajzë.

Miriamm

Miriamaa

Link: https://www.instagram.com/miriamcani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv9jZaBBOy-/