Home ShowBiz Super sensuale në një sfilatë me fustane seksi, Nora i lë të gjithë pa fjalë
Super sensuale në një sfilatë me fustane seksi, Nora i lë të gjithë pa fjalë
0

Super sensuale në një sfilatë me fustane seksi, Nora i lë të gjithë pa fjalë

0
0

Nora Istrefi është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Atë e shohim gjithmonë në formë dhe tejet sensuale në fotot dhe videot që publikon në rrjetet sociale.

Që prej ndarjes nga Roberti ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes duke u komentuar vazhdimisht për çdo veprim të sajin.

Këtë herë këngëtarja na ka lënë pa fjalë me disa video ku shfaqet me tre fustane të ndryshme të treja shumë të veçanta dhe që e tregojnë në super formë, duke i vënë në pah linjat perfekte.

Fustanet me të cilat sfilon janë mbas trupit me një të çarë anash dhe të trea, duken shumë bukur në trupin e saj.

Këngëtarja ka marrë komplimenta nga fansat, për format e saj perfekte, e madje shumë prej tyre e krahasojnë me Jennifer Lopez apo edhe Kim Kardashian.

Kujtojmë se Nora dhe Roberti janë një prej çifteve më të përfolura të momentit, ata janë parë sërish bashkë gjatë pushimeve dimërore, të cilat vendosën ti kalonin nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe të bijës.

https://www.instagram.com/p/B7gjpgzJQXA/

Link: https://www.instagram.com/p/B7gjpgzJQXA/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2Hh6rupq8l/