Home ShowBiz “E lumtur me Eduardin dhe me një pjatë ushqimi”, Arbana më në fund e pranon
“E lumtur me Eduardin dhe me një pjatë ushqimi”, Arbana më në fund e pranon
0

“E lumtur me Eduardin dhe me një pjatë ushqimi”, Arbana më në fund e pranon

0
0

Moderatorja e njohur Arbana Osmani sapo ka nisur emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, një rikthimi i suksesshëm i sezonit të ri ku janë trajtuar histori dhe problematika të ndryshme.

Përveçse për moderimin Arbana është e njohur edhe për pasionin e saj për gatimin ku deri tani ka botuar dy libra me receta gatimi.

E duke u ndalur tek gatimi, duket se moderatorja ka një ushqim që e bën gjithnjë të lumtur.

Në një foto të shpërndarë në instagramin e saj Arbana pozon përpara një pjate me sushi ndërsa shkruan: “Gjithmonë e lumtur me ushqim dhe me Eduard Grishaj”, duke treguar kështu se partneri i saj dhe një pjatë ushqimi janë gjërat që arrijnë ta bëjnë të buzëqesh gjithmonë.

Arbana dhe Eduardi po përfliten për një lidhje tashmë prej më shumë se një viti.

Moderatorja dhe regjisori nuk e kanë pranuar asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë që janë bashkë, por ata të dy i shohim gjithmonë bashkë duke mbështetur njëri tjetrin në çdo projekt.

Arbana osmani

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VJ1GDAPx_/