Home ShowBiz Ermali sjell momentet më të bukura familjare, videoja ku Luna ushqen Anën nuk duhet humbur
Ermali sjell momentet më të bukura familjare, videoja ku Luna ushqen Anën nuk duhet humbur
0

Ermali sjell momentet më të bukura familjare, videoja ku Luna ushqen Anën nuk duhet humbur

0
0

Ermal dhe Ariana Fejzullahu u bënë prindër për herë të katërt disa muaj më parë, pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre Ana.

Vogëlushja ka sjellë gëzim në familje jo vetëm për çiftin, por edhe për motrat dhe vëllain të cilët i shohim shpesh duke e përkëdhelur apo edhe duke e ushqyer vogëlushen.

Një video shumë të veçantë ka shpërndarë sot Ermali në instagramin e tij ku shohim vajzën e tij Luna që po mban në duar Anën dhe ndërkohë është duke i dhënë qumështin me biberonë.

Gjatë videos dëgjojmë zërin e Ermalit që e pyet të bijën me ton serioz se çfarë është duke bërë.

E bija e shikon e habitur dhe më pas i thotë se është duke ushqyer Anën ndërsa më pas Ermali dëgjohet të buzëqeshë.

Kjo video është shumë e veçantë, pasi përkushtimi i Lunës për motrën dhe mënyra se si mban në duar është vërtetë një moment shumë i bukur.

Ermali dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve, tre vajzave dhe nje djali.

Ata janë vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale ku i shohim shpesh herë të publikojnë foto e video me momentet më të bukura familjare.

Link: https://www.instagram.com/ermal.fejzullahu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6twGSgBQBd/