Home ShowBiz Aurelën e vënë përpara dallgët, kjo video do t’ju bëjë të qeshni me lotë
Aurelën e vënë përpara dallgët, kjo video do t’ju bëjë të qeshni me lotë
0

Aurelën e vënë përpara dallgët, kjo video do t’ju bëjë të qeshni me lotë

0
0

Ashtu si shumë personazhe të njohur edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është duke bërë disa ditë pushime.

Ajo ka zgjedhur një vend bregdetar ku në këtë periudhë të vitit është ngrohtë dhe mund të bëhet plazh.

Vetë këngëtarja ka postuar në instagramin e saj një video ku shfaqet në breg të detit ndërsa po lufton me dallgët.

Në këtë video këngëtarja është në breg të detit dhe në momentin që bën të dalë e kapin dallgët dhe e shohim teksa tenton të përleshet me to, por në fund dorëzohet dhe e lë veten të përfshihet prej tyre.

Këngëtaren e shohim në fund të videos teksa buzëqesh e lumtur ndërsa tregon se ndodhet aktualisht me pushime me familjen e saj edhe pse nuk e ka treguar destinacionin.

Kujtojmë se këngëtarja është e martuar prej vitesh dhe ka dy vajza.

https://www.instagram.com/p/B79MKmJgEbw/

Link: https://www.instagram.com/p/B79MKmJgEbw/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6LTIGFACsm/