Home ShowBiz Nuk është as Bonez dhe as Maclaud, zbulohet partneri i Loredanës
Nuk është as Bonez dhe as Maclaud, zbulohet partneri i Loredanës
0

Nuk është as Bonez dhe as Maclaud, zbulohet partneri i Loredanës

0
0

Ajo u përfol fillimisht për një lidhje me reperin Bonez e më pas me producentin Maclaud, por në fakt asnjë prej tyre nuk është i dashuri i Loredanës.

Një video e reperit Zuna që qarkulloi disa ditë më parë, ku në prehërin e tij ishte mbështetur koka e një femre bionde që i ngjante Loredanës, nxiti dyshime të tjera.

Të gjithë po aludonin se bëhej fjalë për Loredanën, por gjithçka mbeti e pavërtetuar deri para pak çastesh.

Reperja ka postuar në instagram një foto të dorës së saj brenda një makine ku dukeshin qartë edhe pantallonat e një mashkulli.

Një foto pak e shumë e ngjashme është postuar edhe nga reperi Zuna i cili së bashku me krahun ka zbuluar edhe pantallonat që ka veshur, të cilat janë të njëjta me ato të mashkullin në foton e Loredanës.

Këto foto duket se vërtetojnë dyshimet  e ngritura disa ditë më parë lidhur me vajzën që ndodhej pranë reperit Zuna në avion, duke na lënë të kuptojmë se bëhej vërtetë fjalë për Loredanën

lori

Zuna

Link: https://www.instagram.com/kmn_zuna/tagged/https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6i1fiwlOYe/