Home ShowBiz Mesazhi prekës i Mozzik, “Mësova që kjo jetë është e pamëshirshme…”
Mesazhi prekës i Mozzik, “Mësova që kjo jetë është e pamëshirshme…”
0

Mesazhi prekës i Mozzik, “Mësova që kjo jetë është e pamëshirshme…”

0
0

Mozzik një prej reperëvë më në zë të momentit i vënë në qendër të vëmendjes edhe prej historisë së tij me Loredanën vazhdon të jetë shumë i diskutuar në mediat on line.

Këngëtari bëri jo pak bujë pas deklaratës së tij ndaj Loredanës të cilën e quajti gënjeshtare lidhur me atë çfarë deklaroi në një intervistë për ndarjen mes tyre.

Ndërkaq së fundmi Mozzik na ka emocionuar jo pak me një mesazh drejtuar të ëmës.

Reperi ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me të ëmën ndërsa shkruan: “Gjithë jetën para teje Gramozi i vogël. Nëna ime unë mësova që kjo jetë është e pamëshirshme, kjo jetë na ka sjell gëzime e lotë.. por atë që më së miri mësova e nuk do e harroj kurrë, është që ti je kuptimi i jetës sime e komplet jeta ime je ti, ti je suksesi im! Të paça gjithmonë nanë!”.

Përmes këtij mesazhi këngëtari ka dashur të shprehë gjithë respektin dhe dashurinë për të ëmën, duke i treguar kështu se sa e rëndësishme është për të.

Këngëtari prej disa muajsh është ndarë nga partnerja e tij Loredana me të cilën ka edhe një vajzë.

Ata janë vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes me deklaratat e ndryshme kundrejt njëri tjetrit.

Mozzik

Link: https://www.instagram.com/mozzik/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/