Home Lifestyle Si mund ti dalloni njerëzit kreative, ja karakteristikat e tyre
Si mund ti dalloni njerëzit kreative, ja karakteristikat e tyre
0

Si mund ti dalloni njerëzit kreative, ja karakteristikat e tyre

0
0

Disa njerëz dallojnë nga të tjerët për vetë faktin se mund të zgjidhin çdo lloj problemi, apo të dalin nga çdo lloj situate më thjesht se të tjerët.

Ata krijojnë zgjidhje ndonjëherë edhe nga gjëra mëse të zakonshme tek të cilat jo të gjithëve ju shkon mendja.

Konkretisht njerëzit kreativë kanë disa veçori në krahasim me të tjerët, çka i bën ata të bien në sy menjëherë.

Ata janë energjikë, por gjithashtu të fokusuar në gjërat që kanë si objektiv.

Janë të zgjuar, por gjithashtu shumë naivë aq sa ndonjëherë të habisin me naivitetin e tyre pavarësisht mendjes gjeniale.

Ata janë sa realist aq edhe ëndërrimtar, janë sa introvert aq edhe extrovert.

Një njeri kreativ është si krenar ashtu edhe modest.

Kështu nëse një person i ka të gjithë veçoritë nga pak dhe shfaqet në të gjitha format e mundshme, kjo do të thotë se është një person prej të cilit mund të prisni idetë më gjeniale.

Link: https://www.verywellmind.com/characteristics-of-creative-people-2795488

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/laptop-office-working-men-3153201/