Home ShowBiz Rina befason me pamjen e re për Shën Valentin, jemi të bindur që nuk do ta njihni
Rina befason me pamjen e re për Shën Valentin, jemi të bindur që nuk do ta njihni
0

Rina befason me pamjen e re për Shën Valentin, jemi të bindur që nuk do ta njihni

0
0

Reperja Rina prej kohësh tashmë është në një lidhje dashurie me reperin Sin Boy.

Atë e shohim vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku poston foto dhe video me të dashurin e saj, por edhe vetë ndërsa ekspozon ndryshimet e shpeshta në look.

Herë e shohim me flokë të gjata dhe herë me të shkurtra, disa herë me ngjyrë të zezë, pastaj me të kuqe, më pas i lyen në ngjyrë blu.

Por transformimi që ka bërë për ditën e Shën Valentinit është i pabesueshëm aq sa e kemi të vështirë të mendojmë që është vërtetë Rina.

Ajo ka postuar një foto me flokë të zeza të mbledhur bisht dhe me një baluke përpara, ndërsa mënyra e grimit duket se e ka transformuar reperen.

Rina duket tjetër njeri, padyshim e bukur, por aq ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Ajo mban veshur një kostum leopard dhe pamja e saj e re ka habitur totalisht fansat të cilët nuk po ju besojnë syve nëse ajo është Rina apo dikush tjetër.

https://www.instagram.com/p/B8j4TR9FDLj/

Link: https://www.instagram.com/p/B8j4TR9FDLj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6kthtkFRAS/