Home ShowBiz Silva këndon majë çatisë, “Kam përjetuar tmerr, vetëm bërtisja”
Silva këndon majë çatisë, “Kam përjetuar tmerr, vetëm bërtisja”
0

Silva këndon majë çatisë, “Kam përjetuar tmerr, vetëm bërtisja”

0
0

Silva Gunbardhi ka publikuar në ditën e Shën Valentinit këngën e saj të re kushtuar gjysheve.

Kënga “Nënoke”, është realizuar në Gjirokastër dhe Silva ka xhiruar një pjesë të klipit majë çatisë.

E ftuar në emisionin “Rudina”, në “Tv Klan”, këngëtarja thotë se ka rrezikuar jetën gjatë klipit për të treguar se  në fakt gjyshja është kulmi i shtëpisë dhe për këtë arsye duhet të këndonte majë çatisë.

Ajo tregon gjatë emisionit edhe batutat e shkëmbyera me regjisorin e klipit, i cili duka parë frikën e Silvës i thoshte me humor: “Dëgjo Silva nëse bie të paktën mos bjer nga ana e pazarit, se nuk të kemi më, por bjer këtej, të paktën një këmbë, një dorë ta rregullojmë”

Silva thotë se gjatë kohës që i është dashur të këndonte majë çatisë ka bërtitur gjatë gjithë kohës nga tmerri.

Kënga është publikuar gjatë ditës së djeshmë dhe është një këngë shumë e veçantë me motive popullore.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=f7iMXzvm-fM&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8BC-Izn-4o/