Këngëtari Majk sapo ka publikuar këngën e tij të re “Sytë mu kanë qorru”, një këngë që rezultoi një sukses i vërtetë në vetëm një ditë nga publikimi.
Suksesin e kësaj këngë, Majk e ka ndarë gjithashtu me djalin dhe me Majlindën, nënën e djalit me të cilën duket se i ka rregulluar marrëdhëniet.
Ata të dy patën mosmarrëveshje kohë më parë, por mesa duket i kanë lënë pas krahëve dhe kanë filluar të dalin si familje.
Në një video të shpërndarë në instagram Majk, Majlinda dhe djali Roani ndodhen në makinë duke dëgjuar këngën e fundit të Majk.
Vogëlushi Roan është protagonisti i videos i cili po e shijon më shumë se kushdo tjetër këngën e re të të atit.
Krahas videos Majk shkruan titullin e këngës ndërsa shton se kjo është videoja e tij e preferuar duke e shoqëruar me një zemër.
Të shumtë janë fansat dhe miqtë e çiftit që e pyesin Majk nëse janë kthyer bashkë, ndërsa të tjerë i konsiderojnë si një familje shumë e bukur.
https://www.instagram.com/p/B9MYjjEFB_U/Link: https://www.instagram.com/p/B9MYjjEFB_U/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6DsQDynRJo/, https://www.instagram.com/p/B4j-5h-lVLz/