Home ShowBiz Majk bashkohet me Majlindën…çifti realizojnë videon më të bukur së bashku
Majk bashkohet me Majlindën…çifti realizojnë videon më të bukur së bashku
0

Majk bashkohet me Majlindën…çifti realizojnë videon më të bukur së bashku

0
0

Këngëtari Majk sapo ka publikuar këngën e tij të re “Sytë mu kanë qorru”, një këngë që rezultoi një sukses i vërtetë në vetëm një ditë nga publikimi.

Suksesin e kësaj këngë, Majk e ka ndarë gjithashtu me djalin dhe me Majlindën, nënën e djalit me të cilën duket se i ka rregulluar marrëdhëniet.

Ata të dy patën mosmarrëveshje kohë më parë, por mesa duket i kanë lënë pas krahëve dhe kanë filluar të dalin si familje.

Në një video të shpërndarë në instagram Majk, Majlinda dhe djali Roani ndodhen në makinë duke dëgjuar këngën e fundit të Majk.

Vogëlushi Roan është protagonisti i videos i cili po e shijon më shumë se kushdo tjetër këngën e re të të atit.

Krahas videos Majk shkruan titullin e këngës ndërsa shton se kjo është videoja e tij e preferuar duke e shoqëruar me një zemër.

Të shumtë janë fansat dhe miqtë e çiftit që e pyesin Majk nëse janë kthyer bashkë, ndërsa të tjerë i konsiderojnë si një familje shumë e bukur.

https://www.instagram.com/p/B9MYjjEFB_U/

Link: https://www.instagram.com/p/B9MYjjEFB_U/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6DsQDynRJo/https://www.instagram.com/p/B4j-5h-lVLz/