Reperja Tayna vazhdon të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku e kemi parë të qëndrojë së fundmi.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ka treguar se këto ditë të vështira e kanë gjetur në Miami ku mesa duket ka ngecur ashtu siç thotë edhe vetë ajo.
Nuk e dimë nëse këngëtarja nënkupton faktin që nuk largohet dot prej frikës së Coronavirus, apo thjesht ka ngecur duke u argëtuar në plazhet e Miamit.
Gjithësesi ajo po e shfrytëzon këtë periudhë mjaft mirë, duke u argëtuar dhe duke postuar foto mjaft të nxehta me bikini.
Në foton e fundit të postuar në instagram, reperja pozon pranë një pishine me një palë bikini në ngjyrë bezhë me vija dhe topa të zinj.
Ajo duket mjaft në formë dhe duket se po i tërbon të gjithë miqtë dhe fansat e saj, një pjesë e të cilëve janë izoluar nëpër shtëpi duke mos patur mundësinë të dalin prej Coronavirus.
Link: https://www.instagram.com/p/B9zdIRPgDNQ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6vohUSgSBc/