Pas 14 ditë izolimi në konviktet e studentëve në Prishtinë, Robert Berisha po bëhet gati për t’ju nënshtruar testit të COVID-19.
Ai është izoluar aty që pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si masë parandaluese për të shmangur çdo lloj rreziku.
Ndërkaq duket se nesër do ti nënshtrohet testit për të parë nëse është bartës i virusit.
Përmes një fotoje në instagram Roberti ka lajmëruar për testin nëse duke thënë: “Nesër testin, ishalla negativ se kështu boll pozitiv jam”
Këngëtari ka qenë i izoluar në konviktet e studentëve bashkë me menaxherin e këngëtares Tayna.
Gjatë kësaj periudhe atë e kemi parë të përcjell video të ndryshme me aktivitetin e tij të përditshëm në izolim.
Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx76VW0HhBk/