Home ShowBiz Pas karantinës, Luana ka shumë plane, por ja çfarë do të bëjë si fillim
Pas karantinës, Luana ka shumë plane, por ja çfarë do të bëjë si fillim
0

Pas karantinës, Luana ka shumë plane, por ja çfarë do të bëjë si fillim

0
0

Moderatorja Luana Vjollca prej javësh ndodhet e izoluar në shtëpinë e saj.

Atë e kemi parë të postojë vazhdimisht foto e video të ndryshme herë nga kujtimet e kaluara dhe herë nga rutina e saj në shtëpi.

Por këtë herë moderatorja ka vendosur të tregojë se çfarë planesh ka sapo të përfundojë kjo periudhë izolimi.

Luana ka postuar në instagram një foto nga aeroporti me një tufë valixhesh, ndërsa shkruan: “Unë pas karantinës”, duke treguar kështu se e para gjë që do të bëjë pas përfundimit të izolimit është një udhëtim.

Kujtojmë se moderatorja Luana Vjollca para se të fillonte kjo periudhë izolimi, ishte duke u përgatitur për spektaklin më të ri që do të sjellë në “Top Channel”.

Moderatorja tha se “Take me out Albania”, ishte në procesin e provave gjenerale dhe se do të rinisë menjëherë sapo të përfundojë kjo situatë e krijuar prej Coronavirus.

https://www.instagram.com/p/B-hMeUun9Z5/

Link: https://www.instagram.com/p/B-hMeUun9Z5/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3zgDVzHeP4/