Home ShowBiz Surpriza në mes të emisionit që përloti Bietën, ja mesazhi që e bëri të emocionohej më shumë
Surpriza në mes të emisionit që përloti Bietën, ja mesazhi që e bëri të emocionohej më shumë
0

Surpriza në mes të emisionit që përloti Bietën, ja mesazhi që e bëri të emocionohej më shumë

0
0

Bieta Sulo festoi dje 35 vjetorin e lindjes dhe stafi i saj i kishte përgatitur një videomesazh surpriz me urime nga kolegë, miq dhe familjarë.

Video niste me Bietën fëmijë, më pas mesazhi i shoqes së saj të ngushtë e më pas prindërit dhe Albani me të birin.

Mesazhi i të atit ishte ai që e bëri moderatoren të derdhë lotë.

“Si sot 35 vite më parë ne u shtuam me një lule dhe asaj luleje ja vumë emrin Bieta. Rruga që ajo ka zgjedhur në jetë ka qenë e bukur, por edhe me vështirësi dhe përpjekje, të cilat ajo i ka përballuar me sukses”, thotë i ati në mesazhin e tij për moderatoren.

Më pas ajo është surprizuar me një lidhje live gjatë emisionit me të birin, të ëmen dhe Albanin.

Vogëlushi e uroi të ëmën me një puthje, ndërsa Albani kishte zgjedhur ti dedikonte vargjet e poezisë së famshme të Ismail Kadarese “Në parkun që mbuluan fletët”, duke ja recituar gjatë emisionit.

E gjithë kjo surprizë e ka emocionuar moderatoren e cila gjatë gjithë kohës nuk i ka mbajtur dot lotët.

https://www.instagram.com/p/B-xMFgBFV1n/

Link: https://www.instagram.com/p/B-xMFgBFV1n/

https://www.instagram.com/p/B-xLF86lUgB/

Link: https://www.instagram.com/p/B-xLF86lUgB/

Burimi i fotos: