Sara Hoxha në këto ditë izolimi ka rihapur sërish arkivën për të risjellë në kujtesë momente të tjera nga dasma e saj disa vite më parë.
Ajo ka postuar në instagram një foto shumë romantike ku shfaqet së bashku me Ledionin në dasmën e tyre duke u puthur.
Ndërsa në një tjetër foto nga dasma ajo shfaqet me fustanin e bardhë të ngushtë pas trupit, flokët e mbledhura, ndërsa është duke kërcyer përballë Ledionit i cili është ulur në karrige.
Të dyja këto foto janë shumë të veçanta dhe të shkëputura nga dasma e tyre madhështore që realizuan në Villa Erba në liqenin e Comos në Itali dy vite më parë.
Aktualisht ata të dy janë prindër të dy djemve, Londonit gati 4 vjeç dhe Roman i cili erdhi në jetë disa muaj më parë.
https://www.instagram.com/p/B–CHYqntT-/Link: https://www.instagram.com/p/B–CHYqntT-/
Burimi i fotos: