Aktorja Rudina Dembacaj ka postuar së fundmi një foto në instagram ku shfaqet me një bluzë transparente ndërsa i këshillon të gjithë të vishen pasi ajo po ngrin së ftohti.
Njëra prej komentueseve duke parë foton e Rudinës i ka bërë thirrje partnerit të saj Mark Frokun që të mbajë gruan pasi ai është burrë zakoni.
“Mark mbaj gruan se ti je dhe burrë zakoni, duket që ka qenë e vuajtur foto tek makina nga pas”, shkruan me humor komentuesja në foton e publikuar nga aktorja.
Ndërkaq kjo e fundit nuk ja ka përtuar përgjigjen duke i thënë komentueses se Marku në fakt nuk ka instagram.
“S’ka instagram Marku zemra! Na fal”, shkruan me ironi Rudina duke ju përgjigur komentit të ndjekëses.
Kjo nuk është hera e parë që Rudina ju kthen përgjigje komentuesve dhe në jo pak raste ka replikuar madje ashpër duke ju kthyer përgjigje sidomos komenteve negative dhe ofendimeve.
https://www.instagram.com/p/B-_jWzAHa_Z/Link: https://www.instagram.com/p/B-_jWzAHa_Z/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9H5dvOn3in/