Home Aktualitet COVID-19, shkon në 548 numri i të prekurve, Ministria jep lajmin e mirë…
COVID-19, shkon në 548 numri i të prekurve, Ministria jep lajmin e mirë…
0

COVID-19, shkon në 548 numri i të prekurve, Ministria jep lajmin e mirë…

0
0

9 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Me rastet e reja numri total i të prekurve në vend shkon në 548.

5 nga rastet e konfirmuara i përkasin Kurbinit i cili vetëm dje ju shtuar hartës së të prekurve me dy rastet e para.

Ndërkaq harta është zgjeruar me dy raste të reja në Kukës, një në Fier dhe një tjetër në Tiranë.

Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 19 persona duke e çuar në 302 numrin total të të shëruarve.

Aktualisht në vendin tonë janë rreth 220 persona të infektuar aktivë një numër ky më i ulët krahasuar me numrin e personave që e kanë fituar betejën më këtë virus.

Ndërkohë në të dyja spitalet në vend po marrin shërbim 43 pacientë, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

https://www.youtube.com/watch?v=bJ-t-uQ8OGI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=bJ-t-uQ8OGI

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/