“Mu desh ti jepja fund lidhjes për të shpëtuar..”, Dafina rrëfen përse përfundoi me DJ Geek
Dafina dhe Dj Geek ishin një prej çifteve më të këndshme të showbizit shqiptar, por lidhje e tyre zgjati shumë pak.
Këngëtarja e ka konfirmuar vetë ndarjen në një intervistë ekskluzive për revistën “Story”, ku rrëfeu gjithashtu edhe motivet që e detyruan çiftin të merrte vendiin për t’u ndarë.
“Ishte një lidhje shumë e shkurtër që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa se puna dhe ekipi janë më të rëndësishme sesa lidhja. U desh ti jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip që për ne është shumë e rëndësishme”, mësohet të këtë thënë këngëtarja në intervistë.
Nuk e dimë nëse do të rikthehen sërish bashkë, por duket se ata të dy vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të kenë një raport shumë të mirë miqësor.
Kujtojmë se ai e uroi këngëtaren për ditëlindje me një mesazh shumë të veçantë dhe një foto të të dyve bashkë buzë detit.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3xAiUYF5DY/, https://www.instagram.com/p/B-ecK1GBSo8/