Home ShowBiz Nënë për herë të parë, Klea shpalos rrobat e bebit
Nënë për herë të parë, Klea shpalos rrobat e bebit
0

Nënë për herë të parë, Klea shpalos rrobat e bebit

0
0

Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.

Moderatorja ka publikuar në instagram një video ku tregon se çanta e maternitetit është thuajse gati dhe se ajo po ndien një emocion të jashtëzakonshëm duke qënë se është në fund të shtatëzanisë.

Klea është në pritje të një djali dhe këtë e ka treguar disa herë përmes ngjyrës bojëqiell në rrobat apo lodrat e bebit të cilat i ka postuar herë pas herë në instagram.

Këtë herë ajo ka treguar të vendosura në tel të gjitha rrobat e vogëlushit ku të zënë sytë çdo gjë dhe kjo foto është më e veçanta e publikuar prej saj që kur zbuloi se ishte shtatëzanë.

“Kjo është një çmenduri, nuk mund ta besoj, nuk mundem dot ta besoj”, shkruan ajo krahas fotos së publikuar në instagram ku ekspozon të gjitha veshjen e bebit.

 

kle

Link: https://www.instagram.com/kleahuta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-4-UGspVnq/