Home Aktualitet E fundit/ Vetëm një rast në 24 orët e fundit, ja ku është rregjistruar
E fundit/ Vetëm një rast në 24 orët e fundit, ja ku është rregjistruar
0

E fundit/ Vetëm një rast në 24 orët e fundit, ja ku është rregjistruar

0
0

Vetëm një rast i ri me COVID-19 është rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu numrin më të ulët që prej fillimit të pandemisë.

Rasti i vetëm gjatë këtyre 24 orëve është rregjistruar në Tiranë dhe sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, situata paraqitet e qëndrueshme.

Aktualisht në spitalet në vend po marrin shërbim 15 persona, tre  prej të cilëve në terapi intensive.

Prej më shumë se dy javë nuk është rregjistruar asnjë humbje jete dhe gjatë 24 orëve të fundit numrit të të shëruarve i janë shtuar edhe 15 persona të tjerë.

Megjithatë pavarësisht numrit të ulët të rasteve, ekspertët bëjnë me dije se duhet të tregohet ende kujdes sidomos tani që janë hapur shumica e bizneseve dhe që është zgjatur orari I lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve.

https://www.youtube.com/watch?v=Ijp0552CIpg

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Ijp0552CIpg

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/