Home ShowBiz “Je shumë e përdorur, s’ja vlen…”, Rudina i mbyll gojën ndjekësit me përgjigjen e pazakontë
“Je shumë e përdorur, s’ja vlen…”, Rudina i mbyll gojën ndjekësit me përgjigjen e pazakontë
0

“Je shumë e përdorur, s’ja vlen…”, Rudina i mbyll gojën ndjekësit me përgjigjen e pazakontë

0
0

Aktorja Rudina Dembacaj është vënë në qendër të vëmendjes që pasi publikoi lidhjen e saj me ish deputetin Mark Froku.

Ajo ka marrë jo vetëm vëmendjen e mediave rozë, por edhe të shumicës së ndjekësve një pjesë e të cilëve komentojnë në çdo foto të saj ku nuk mungojnë edhe komentet negative.

Aktorja në shumicën e rasteve ka preferuar të mos qëndrojë në heshtje, por t’ju kthejë përgjigje sidomos komenteve negative të cilat pavarësisht të gjithave ka mësuar ti marrë me sportivitet dhe po në të njëjtën mënyrë ti kthejë edhe përgjigjet.

Këtë herë ajo ka postuar një foto ku pozon në makinë, ndërsa shkruan: “Jam full option me sinjale në pasqyrë” dhe si gjithmonë krahas komenteve pozitive vëmë re edhe shumë komente fyese të cilave ajo edhe këtë herë nuk ka nguruar t’u kthejë përgjigje.

“Po ke shumë km dhe nuk të ka përdorur një dorfë, kështu që s’bën fare”, I thotë njëri prej komentuesve, ndërsa një tjetër I shkruan: “Po ç’full oprion ama, ti je stock edhe shumë e përdorme, s’ja vlen fare”

Rudina ka vendosur që të reagojë veçanërisht tek komenti i fundit duke dhënë një përgjigje mjaft epike.

“Ngaqë s’ke pasur shans të më afrohesh”, i përgjigjet ajo komentuesit duke e shoqëruar komentin me një emoji që qesh me lot.

Megjithatë kundrejt këtyre komenteve negative kanë reaguar edhe miq e dashamirës së aktores, të cilët i kanë dalë në mbrojtje duke dënuar komente të tilla fyese dhe aspak normale, aq më tepër drejtuar një femre.

https://www.instagram.com/p/CAaBIsXHeB_/

Inkedrudina1_LI

Inkedrudina2_LI

Inkedrudina3_LI

Inkedrudina4_LI

Link: https://www.instagram.com/p/CAaBIsXHeB_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8OLgvnn1no/