Home ShowBiz Shëtisin të kapur përdore, publikohen momentet romantike të Jonidës dhe Romeos në plazh
Shëtisin të kapur përdore, publikohen momentet romantike të Jonidës dhe Romeos në plazh
0

Shëtisin të kapur përdore, publikohen momentet romantike të Jonidës dhe Romeos në plazh

0
0

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj që prej momentit që u rikthyen bashkë i shohim gjithnjë e më shumë pranë njëri tjetrit si në pushime, ashtu edhe në video të përbashkëta tik toku ku interpretojnë kërcime të ndryshme.

Këtë herë ata kanë qenë në Borsh së bashku me mikeshën e tyre balerinën Isida Mollaymerin si dhe gazetarin Eraldo Rexha.

Balerina ka postuar në instagramin e saj një video ku ata shfaqen duke shëtitur nëpër rrugicat e fshatit turistik të kapur dorë për dorë.

“Shi sa të bukur janë shi..”, thotë Isida, ndërsa më pas dëgjohet Romeo teksa përgjigjet me humor: “S’ka lidhje por kjo do kalonte këtej dhe unë thashë ta ndihmoja”.

Jonida dhe Romeo  u ndanë në fund të vitit që shkoi, pasi edhe pushimet e fundvitit i kaluan larg njëri tjetrit, por tashmë prej gati dy muajsh i shohim sërish bashkë më të lidhur se kurrë.

Link: https://www.instagram.com/isidamollaymeri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_45KTTnxJ1/, https://www.instagram.com/p/B8otxy6FwD2/