Home ShowBiz Blerjet e para për bebin, Olta poston videon më emocionuese nga dyqani
Blerjet e para për bebin, Olta poston videon më emocionuese nga dyqani
0

Blerjet e para për bebin, Olta poston videon më emocionuese nga dyqani

0
0

Aktorja Olta Gixhari do të bëhet nënë për herë të parë dhe së fundmi ka vendosur të pozojë me barkun e rrumbullakosur duke treguar kështu se mund të jetë në muajin e 6 të shtatëzanisë.

Ajo është duke jetuar ende në Spanjë, ku ka ngelur e bllokuar që prej shpërthimit të pandemisë së Coronavirusit.

Ndërkaq pasi publikoi foto me barkun e rrumbullakosur, tashmë i ka ardhur koha rrobave të bebit.

Aktorja ka postuar një video nga një dyqan me rroba për fëmijë duke u fokusuar fillimisht tek sektori i rrobave të vajzave me ngjyrë rozë, ndërsa më pas kalon tek sektori i djemve.

“Kjo është pjësa që vdes..”, shkruan Olta krahas videos së postuar në instagram.

Olta e dha vetë lajmin për shtatëzaninë me anë të një fotoje ku pozonte për herë të parë me partnerin e saj buzë detit.

Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ba6iHipHKcn/