0
0
Këngëtarja Loredana Zefi e ka treguar edhe më herët se me të atin ka qenë shumë e lidhur dhe largimi i tij nga jeta i ka shkaktuar një dhimbje shumë të madhe.
Në një intervistë të pak muajve më parë, reperja e preku këtë temë duke e konsideruar si një prej periudhave më të vështira të jetës së saj.
Ndërsa sot reperja tregon se fotografinë e të atit e mban gjithmonë me vete.
Me një foto të postuar në instastory, Loredana tregon se nuk udhëton pa foton e të atit në makinë.
Këtë foto ajo e ka vendosur në pjesën e përparme të makinës e ndërsa e poston në instagram e shoqëron edhe me një zemër të kuqe.
Link: https://www.instagram.com/loredana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8t-myIl4Fe/