Home ShowBiz U ndanë sërish.. ja çfarë ndodhi këtë herë mes Kejsit dhe Stresit
U ndanë sërish.. ja çfarë ndodhi këtë herë mes Kejsit dhe Stresit
0

U ndanë sërish.. ja çfarë ndodhi këtë herë mes Kejsit dhe Stresit

0
0

Një vit pas ndarjes reperi Stresi dhe partnerja e tij Kejsi duket se i kishin zgjidhur mosmarrëveshjet me njëri tjetrin duke u rikthyer sërish bashkë.

Ata i kemi parë së fundmi me komente dhe deklarata dashurie për njëri tjetrin si në rrjetet sociale edhe nëpër intervista ku reperi madje i kërkoi të falur gjatë një interviste në “Klanifornia”.

Por duket se mes tyre kanë lindur sërish mosmarëveshje.

Një deklaratë e Kejsit lidhur me tradhëtinë i ka bërë të gjithë konfuzë.

“Nëse tradhëton dikë që bën çdo gjë për ty, në të vërtetë je duke tradhëtuar vetveten ndërsa mendon për besnikëri”, shkruan Kejsi në një status të shpërndarë në instagram.

Më pas ajo ka vendosur t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave të cilët e kanë pyetur gjithashtu nëse do të kthehet në Shqipëri këtë verë dhe ajo është përgjigjur se nuk ka çfarë të bëjë në Shqipëri.

Ndërkaq shohim gjithashtu se ata të dy nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke na lënë të kuptojmë se diçka ka ndodhur sërish mes tyre.

kejsi

kejs

Link: https://www.instagram.com/bkc___/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_46WhGgfWf/ https://www.instagram.com/p/B9xIyllJdve/