Home ShowBiz Si lindi dëshira për arredimin.. Ingridi rrëfen më shumë rreth pasionit të saj
Si lindi dëshira për arredimin.. Ingridi rrëfen më shumë rreth pasionit të saj
0

Si lindi dëshira për arredimin.. Ingridi rrëfen më shumë rreth pasionit të saj

0
0

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ka zbuluar së fundmi pasionin e saj për arredimin e shtëpive, që synon shumë shpejt ta kthejë në profesion.

E ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, këngëtarja ka treguar se tashmë arredimi është thjesht një pasion, por me shumë dashuri gjërat mund të kthehen edhe në profesion.

Ingriti tha gjatë intervistës se ky pasion e ka shoqëruar shumë herët që prej realizimit të klipeve të saj të para dhe tashmë ka menduar që ta ushtrojë talentin e saj.

Në rrethin e saj shoqëror të gjithë janë njohur me këtë dëshirë të saj për t’u marrë me arredimin e shtëpive, ndërsa në familje, Ingridi tregon se ka dhënë gjithmonë mendime dhe se Inisi është ajo që e pyet më shumë lidhur me këtë fushë.

https://www.instagram.com/p/CAvqmoyjr5k/

Link: https://www.instagram.com/p/CAvqmoyjr5k/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAa4sbpjnpl/