Home ShowBiz Enca reagon fuqishëm kundër fenomeneve të dhunës në vend, “Të ngrihemi të gjithë..”
Enca reagon fuqishëm kundër fenomeneve të dhunës në vend, “Të ngrihemi të gjithë..”
0

Enca reagon fuqishëm kundër fenomeneve të dhunës në vend, “Të ngrihemi të gjithë..”

0
0

Këngëtarja Enca Haxhia ka reaguar fuqishëm me anë të disa statuseve në instastory për disa prej ngjarjeve shqetësuese të dhunës që po vëmë re së fundmi në vendin tonë.

Duke parë reagimet e shumta nga artistët shqiptare me shperndarjen e fotove të zeza për ngjarjen e ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një polic i shkaktoi vdekjen një afroamerikani duke i vendosur gjurin në fyt, Enca ka kërkuar që të tilla reagime edhe më të fuqishme të ketë nga personazhe të njohur për çështje që i përkasin vendin tonë.

Këngëtarja është nisur nga ngjarja tronditëse e përdhunimit të 15 vjeçares nga roja 65 vjeçar i shkollës ku studionte për të treguar se ndoshta do të ishte shumë mirë sikur të mbështesnim çështje të tilla që na prekin më shumë.

Këngëtarja ka treguar se është e ndjeshme edhe ndaj temës “Blackouttuesday”, por thotë se do të ndihej hipokrite nëse do të zgjidhte për stand up një temë që nuk e prek komunitetin rreth saj, para 100 çështjeve shumë më të prekshme për vendin tonë.

“Imagjinoni sa bukur do të ishte sikur të gjithë njerëzit sidomos artistët shqiptarë që kanë postuar fotot e zeza në profil të ngriheshin qoftë një herë të vetme njëzëri për një cështje që na prek ne. Pse nuk e përdorni zërin aty ku ju dëgjohet dhe për cështje që po na vrasin përditë..”, shkruan Enca ndër të tjera në statusin e saj ndërsa përmend gjithashtu edhe temën e komunitetit rom që përbuzet çdo ditë në vend.

Enca

enca2

encaa

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos: