Home ShowBiz Ana duke marrë rreze dielli, vajza e Ermalit dhe Arianës qenka rritur kaq shumë
Ana duke marrë rreze dielli, vajza e Ermalit dhe Arianës qenka rritur kaq shumë
0

Ana duke marrë rreze dielli, vajza e Ermalit dhe Arianës qenka rritur kaq shumë

0
0

Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana u bënë prindër për herë të katërt disa muaj më parë me ardhjen në jetë të Anës.

Ariana e cila është më aktive në instagram ka postuar vazhdimisht foto me vogëlushën duke treguar sa shumë është rritur Ana.

Së fundmi ajo e ka veshur vogëlushen me të bardha ndërsa është shtrirë në divanin e oborrit duke marrë rreze dielli.

“Vogëlushja ime duke shijuar diellin sot”, shkruan Ariana krahas fotos së Anës e cila duket kaq e këndshme ndërsa mban në dorë një gotë plastike.

Ana erdhi në jetë në shtator të vitit që shkoi dhe tashmë është rritur dhe duket se ka marrë tiparet më të bukura nga të dy prindërit.

https://www.instagram.com/p/CBLGBLIpbsG/

Link: https://www.instagram.com/p/CBLGBLIpbsG/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8eyMCJB_aI/