Home ShowBiz Shoferi më i ri në qarkullim, Gjiko poston videon më të bukur të Zërit në timon
Shoferi më i ri në qarkullim, Gjiko poston videon më të bukur të Zërit në timon
0

Shoferi më i ri në qarkullim, Gjiko poston videon më të bukur të Zërit në timon

0
0

Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi u bënë prindër të një djali një vit më parë.

Vogëlushi Zëri është një fëmijë shumë i këndshëm të cilin e shohim shpesh në postimin e Gjikos dhe Elitës.

Reperi ka postuar së fundmi një video shumë të këndshme me vogëlushin i cili ndodhet në timon në duart e Gjikos dhe e shohim teksa kap timonin me duar gati për t’u nisur.

Vogëlushi duket kaq i interesuar për timonin dhe fillon ta lëvizë sikur është duke drejtuar automjetin, ndërsa më pas e shohim teksa shtyp të gjitha butonat.

Gjiko dëgjohet teksa qesh, ndërsa Zëri duket kaq i përqëndruar tek timoni dhe madje po e lëviz gjatë gjithë kohës duke u përpjekur të imitojë të atin kur ngel makinën.

Vogëlushi festoi pak muaj më parë ditëlindjen e tij të parë dhe prindërit ishin kujdesur ti organizonin një festë të vërtetë ku ishte mendur për të gjithë detajet.

Link: https://www.instagram.com/gjikotheflyboy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4NWR82l4S6/