Home ShowBiz Ajka përfundon në kotecin e pulave, reagimi i Xhensilës do t’ju bëjë të qeshni me lot
Ajka përfundon në kotecin e pulave, reagimi i Xhensilës do t’ju bëjë të qeshni me lot
0

Ajka përfundon në kotecin e pulave, reagimi i Xhensilës do t’ju bëjë të qeshni me lot

0
0

Aktori Bes Kallaku e ka treguar gjithmonë dashurinë që ka për fshatin dhe sidomos për produktet bio.

Duket se dashurinë për natyrën, kafshët dhe fruta perimet e freskëta ja ka trashëguar edhe së bijës e cila në jo pak raste ka treguar se nuk trembet nga kafshët ashtu siç ndodh shpesh me Xhensilën.

Besi këtë herë shfaqet me Ajkën në duar ndërsa po hyn brenda kotecit të pulave.

Vogëlushja është mjaft kurioze, por në momentin që ata hyjnë brenda, pulat vrapojnë për të dalë jashtë duke trembur për vdekje Xhensilën e cila dëgjohet të ulërasë dhe të ikë me vrap.

E ndërsa këngëtarja ka këtë reagim, Besi dhe Ajka duken mjaft të qetë, madje Besi fillon të qeshë me frikën e pashpjegueshme të Xhensilës.

“Si ka mundësi pra..??, shkruan Besi krahas videos ndërsa bën tag Xhensilën.

Të shumta janë komentet humoristike që fansa dhe miq të çiftit kanë bërë krahas videos duke qeshur me lot me reagimin e këngëtares.

https://www.instagram.com/p/CBNYcErHQcy/

Link: https://www.instagram.com/p/CBNYcErHQcy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6vIS_fHQ4x/