Home Sport Infektohet me Coronavirus legjenda e futbollit
Infektohet me Coronavirus legjenda e futbollit
0

Infektohet me Coronavirus legjenda e futbollit

0
0

Ish futbollisti dhe trajneri i njohur i skuadrës së Argjentinës Carlos Bilardo ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur për Reuters nga familjarë të tij.

Carlos Bilardo ishte trajneri i Argjentinës për vite me radhë.

Suksesin ai e arriti në vitin 1986 kur e çoi kombëtaren e Argjentinës në fitorën e kupës së botës në futboll.

Të njëjtat burime i thanë Reuters se Bilardo edhe pse është konfirmuar pozitiv me COVID-19 nuk ka shfaqur asnjë simptomë të sëmundjes.

82 vjeçari jeton aktualisht në një shtëpi të moshuarish në kryeqytetin Argjentinas që prej 2018.

Ndërkaq në Argjentinë janë raportuar deri tani 55 343 raste pozitive dhe 1184 vdekje.

Link: https://en.as.com/en/2020/06/27/football/1593246526_673266.html

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/eOvv4N6yNmk