Home Sport Kapi të shoqen duke e tradhëtuar, futbollisti i njohur mendon tërheqjen nga sporti
Kapi të shoqen duke e tradhëtuar, futbollisti i njohur mendon tërheqjen nga sporti
0

Kapi të shoqen duke e tradhëtuar, futbollisti i njohur mendon tërheqjen nga sporti

0
0

Futbollisti slloven i Atlantas Josip Ilicic është duke kaluar një periudhë jo fort të mirë në jetën e tij, pasi zbuloi tradhëtinë e të shoqes.

Sipas mediave të huaja ai është tërhequr momentalisht nga futbolli, por mendohet  që të tërhiqet përfundimisht.

Sipas mediave italiane ai udhëtoi drejt Sllovenisë për të surprizuar bashkëshorten e tij, por u përball me tradhtinë e së shoqes të cilën e gjeti në shtëpi me një mashkull tjetër.

Kjo ngjarje duket se e ka tronditur shumë futbollistin i cili kërkoi leje për t’u larguar nga kampi i stërvitjes për arsye personale.

Ai dhe bashkëshortja e tij Tina Polovina janë njohur në 2009 dhe brenda një kohe të shkurtër u martuan.

Ata kanë dy vajza së bashku Sofian dhe Viktorian, ndërsa thuhet se simboli i zemrës që futbollisti bënte në fushë pas çdo goli, ishte dedikim për të shoqen.

https://www.instagram.com/p/B9eDvaFhR3f/

Link: https://www.instagram.com/p/B9eDvaFhR3f/

Link: https://futballnews.com/atalantas-josip-ilicic-wants-to-quit-football-after-he-found-his-wife-tina-polovina-cheating/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwtr7xynq86/