Home ShowBiz Bëhuni gati, një tjetër hit vere po vjen, Labinot Rexha bashkëpunon me këngëtaren e njohur
Bëhuni gati, një tjetër hit vere po vjen, Labinot Rexha bashkëpunon me këngëtaren e njohur
0

Bëhuni gati, një tjetër hit vere po vjen, Labinot Rexha bashkëpunon me këngëtaren e njohur

0
0

Kjo verë do të jetë e mbushur me hite, muzikë të mirë dhe bashkëpunime të suksesshme.

Një prej tyre është edhe bashkëpunimi midis këngëtarit Labinot Rexha dhe këngëtares Lorena Elshani, të cilët janë duke punuar për një projekt të ri muzikor.

ArkivaNews ka zbuluar se kënga e tyre do të quhet “Mon Cherie” dhe synon të shndërrohet në refrenin e kësaj vere.

Klipi i këngës është realizuar në shtëpinë e re të Labinot Rexhës në Zvicër dhe është një prodhim i “Loni Production”.

Labinoti dhe Lorena kanë zbuluar disa detaje nga kjo këngë e cila do të prezantohet shumë shpejt për të gjithë fansat e dyshes të cilët mezi po e presin bashkëpunimin mes tyre.

Ata të dy kanë zbuluar gjithashtu edhe disa momente nga realizimi i klipit në ambjentet e shtëpisë së këngëtarit në mes të gjelbërimit, ndërsa janë duke punuar për të realizuar suksesin e rradhës.

labinot rexha

noti

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBbOg7NA1KY3GU1hOVeYi-yy6UAFaPPMkxPtAg0/