Home ShowBiz Olta zbulon kur do të vijë në jetë bebi, shumë më shpejt nga ç’mendonim
Olta zbulon kur do të vijë në jetë bebi, shumë më shpejt nga ç’mendonim
0

Olta zbulon kur do të vijë në jetë bebi, shumë më shpejt nga ç’mendonim

0
0

Aktorja Olta Gixhari do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.

Lajmin e dha vetë ajo pak kohë më parë me një foto të postuar në instagram ku pozonte së bashku me partnerin në breg të detit.

Olta ka zbuluar ndërkohë të tjera detaje nga shtatëzania duke tregur se është 32 javëshe shtatëzanë, pranë në muajin e 8.

“32 javëshe shtatëzanë dhe këto janë pushimet tona të fundit si çift, për pak javë kryevepra jonë do të na ndryshojë jetën dhe ne mezi po e presim”, shkruan Olta krahas fotos ku pozon me barkun e rrumbullakosur.

Olta ndodhet aktualisht në Spanjë ku po qëndron që prej periudhës së karantinës.

Ajo është duke shijuar shtatëzaninë dhe herë pas herë e kemi parë teksa poston foto dhe video shumë të veçanta me barkun e rrumbullakosur.

https://www.instagram.com/p/CCL_oPZHAyu/

Link: https://www.instagram.com/p/CCL_oPZHAyu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8bX8SnHRld/