Home ShowBiz Brenda ditëlindjes së Erës, nuk do ta besoni si duket shtëpia luksoze e këngëtares
Brenda ditëlindjes së Erës, nuk do ta besoni si duket shtëpia luksoze e këngëtares
0

Brenda ditëlindjes së Erës, nuk do ta besoni si duket shtëpia luksoze e këngëtares

0
0

Në 4 korrik, këngëtarja Era Istrefi festoi 26 vjetorin e lindjes por kjo ditë e gjeti larg familjes dhe për këtë arsye ajo ka festuar gjatë ditës së djeshme festën e dytë të ditëlindjes pranë familjes.

Në kohën që këngëtarja është kthyer në shtëpi e priste një super surprizë nga miqtë dhe familjarët e saj.

Shtëpia ishte e gjitha e mbushur me tullumbaca, qirinj, zbukurime festive ndërsa vogëlushja Renee e priste tezen e saj tek pishina duke buzëqeshur ndërsa e uron për ditëlindjen.

Akoma më e veçantë ishte torta e ditëlindjes me katër  kate, e gjitha e bardhë dhe rrethuar me biskota.

Gjithçka ishte perfekte dhe Era nuk mund të ishte më e lumtur se kaq me festën gjigante në ambjentet e shtëpisë së saj.

Link: https://www.instagram.com/eraistrefi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B25INL4FRjq/